Një autobuz i linjës Kombinat-Kinostudio aksidentoi një këmbësor mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.
Përplasja ndodhi te rruga Konferenca e Pezës në afërsi të Fabrikës së Miellit kur i moshuari ende i paidentifikuar po kalonte te vijat e bardha.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje arrestoi drejtuesin e autobuzit ndërsa dërgoi të moshuarin në spital. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar. Sosnews.al
