Ndaj Vangjush Dakos është ngritur akuza për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për pallatin e dëmtuar gjatë tërmetit dhe tenderin në vlerën e 22 milionëve që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
Kanë qenë banorët e një pallati për të cilin Dako ka dhënë lejen e ndërtimit, ata që kanë denoncuar rastin në SPAK, pas dëmtimeve që pallati pësoi prej tërmetit që ra në Durrës. Me nisjen e hetimeve u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit. Banorët e akuzojnë Dakon dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës për veprat penale si: Vrasje në rrethana cilësuese, Falsifikimi i formularëve, Ndërtim pa leje, shpërdorim detyre.

Në orën 19:40 avokati Petrit Ismaili i ish kryebashkiakut ka hyrë në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës. Deri më tani nuk ka asnjë detaj se si do procedohet me ndalimin e Dakos.
Për vetëdorëzimin e tij ka pasur reagime të shumta, që nga kryeministri Rama, Berisha, e deputetë të opozitës.

