Tre avionë të posaçëm janë kthyer në aeroportin e Rinasit me 160 shtetas, të cilët kishin abuzuar me kërkesa për azil.

69 shtetas shqiptarë të deportuar ishin nga Gjermania , 31 shtetas janë kthyer  nga Franca si dhe  60  shtetas nga Anglia.

Gjatë tre muajve të fundit  janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika, Gjermania,  Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapsirën Schengen.

Policia sqaron se do të rrisë masat e kontrollit të kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë.//sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version