Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Europës kundër raportit të Dick Marty-t për krimet në Kosovë.
Berisha tha se fjalimi i Ramës ngjan me fjalimin e Enver Hoxhës në Moskë, duke tentuar të poshtërojë shtetet europiane.
Berisha: Dështoi projekti i ndryshimit të kufijve, dështoi Ballkani i Hapur. Është projekt trilateral. Është projekti më sherrndjellës në Ballkan. Ky ka dështuar projekti. Edi Rama luajti një rol shumë negativ në një çështje delikate dhe të rëndësishme siç është zgjidhja e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Më kanë kërkuar dhe kam refuzuar. Përfshirja nuk është e dobishme. Ta firmosin marrëveshjen që unë ta përshëndes. Isha i bindur që nuk shërbente. Autoritetet e Kosovës janë të mandatuarit e qytetarëve të tyre. Nuk mund t’i lejosh vetes t’i përfaqësosh ata. Çfarë i thotë Albin Kurtit, për qëndrimin që ti mban ndaj të shkuarës. Ai numëron 10 mijë të vdekur. Çfarë pune ke ti. Nuk ia thotë askush në Europë Albin Kurtit, por ia thotë kryeministri i Shqipërisë. Nuk jam dakord me Kurtin për qëndrimin ndaj të shkuarës. Ti je Shqipëri. Ai ka 13 mijë të vrarë.
Fjalimi i tij ishte thikë pas shpine për Kosovën. Me qyrkun e patriotizmit. Ishte një fjalim arkaik. Foli sikur ishte në një mjedis armiqësor. Çfarë kishim të drejtë në këtë mes? Kemi të drejtë që Këshilli i Europës të rishikojë rezolutën. Këtë e kam thënë. Kjo zgjidhej me lobim në ministritë e jashtme në shtetet europiane. Mbajti fjalimin që të kujtonte fjalimin e Enver Hoxhës në Moskë. Tentoi të poshtërojë. Keni kthyer busullën morale.

