Një banesë është përfshirë nga zjarri në Cakran të Fierit. Flakët janë pikasur nga fqinjët dhe banorët e lagjes,të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Zjarri ka rënë në dhomën e gatimit, e për pasojë janë shkrumbuar të gjitha orenditë, ndërkohë fatmirësisht nuk nuk ka të lënduar.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur pjesën më të madhe të orendive.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version