Banorët e Bërxullës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar sot, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre. Në shenjë protestë disa prej tyre kanë bllokuar rrugën që të çon në drejtim të Rinasit dhe janë përplasur me efektivët e policisë.
Në shenjë revolte, gratë u ulën të gjitha në tokë, duke mos u ngritur pa ardhur autoritetet përkatëse.

