Banorët e fshatit Bërxullë, pronat e së cilëve preken nga autostrada Thumanë-Kashar, kanë dalë sot sërish në protestë, duke akuzuar edhe njëherë qeverinë për projektin ku firma e ndërtimit po kryen punime pa leje.

Por ndryshe nga herët e tjera, sot ata e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit duke bërë thirrje për drejtësi nga dyert e institucioneve. Protesta është përshkallëzuar teksa disa prej tyre kanë kërcënuar se do të hidhen nga shtyllat e tensionit dhe do të vetëflijohen nëse nuk marrin një përgjigje nga institucionet. 

Situata paraqitet e tensionuar pasi policia ka ndërhyrë, ndërsa banorët e tjerë bëjnë thirrje që zonja e cila ka hipur në shtyllën e tensionit të zbresë pasi rrezikon të bierë nga momenti në moment. Por pas disa minutash ata me ndihmën e zjarrfikëses janë zbritur poshtë. 

Ndryshe nga herët e tjera, sot banorët e Bërxullës e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit duke bërë thirrje për drejtësi nga dyert e institucioneve. Edhe pse kanë më shumë se 90 ditë që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore. 

Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version