
Deputetë të PD, bëni moratorium gomarlleqesh
Deputetë të PD , të pandarë, ishin në sallën e gjyqit në Apel, për procesin ndaj kolegut të tyre Salianji. Bënë mirë. Pavarësisht janarit djegës. Sepse ajo dosje ka kusure të përdorjes nga pushteti. Edhe në dasma bëhen bashke edhe në vaki po.
Kur kanë dalë nga salla, janë “ndarë” sërish.
Ju vlejnë si motiv afrie mandatet?
Kanë hallin se mbeten vetëm në raste të ngjashne sulmi nga Rama dhe drejtësia e varur prej tij?
Kanë frikë nga presioni amerikan, në distancë dhe jo vetëm?
Kanë sekëlldi nga e shkuara, apo pasiguri nga e ardhmja?
Rrisin pazare të ndryshme ndaj Ramës, duke u kërpëratosur?
Disa prej tyre po. Ata janë fort të kollajshëm për t’u tredhur.
Nuk është kohë e vështirë për të qenë një opozitar i kulluar dhe mundur pushtetarë të korruptuar. Gjysmakëria e vendosmërisë po hap rrugë regjimit. Nëse votëmarresit do të përkunden në borxhet e mandateve të pameritura, prodhuar nga shefi, atëherë demokratët do ta shohin veten duke bërë tallava ne fb se kush ishte fajtori, i pafajshmi kush. Shqiptarët që ikin, bëjnë fajtorë për moreagim ata që qëndrojne dhe anasjelltas, por të dy palët degdisin fajin kotësisht te ndërkombëtarët.shkojnë sërish të ndarë në Gjykatë për të marrë vulë. !!
A blihen ose shiten demokratë nëpërmjet saj? Ajo është vetëm për komunikim me Ramën. Mëkatet nuk falen në parti politike. 52 plus 7, deputetë opozitarë demokratë burra dhe gra, përfaqësojnë nga 25 prilli 2021, afro 700.000 qytetarë.
Po sot ?
Mijëra kanë ikur
Po nesër?
Do të ikin mijëra të tjerë.
Zonja e zotërinj kuvendarë. Bëni moratorium gomarlleqesh dhe interesash personale. Qokash individuale të majmërisë. Lërini historitë me partizanë e gjermanë. Siç mëson dijetari i moçëm, deputetë të nderuar, ose gjeni një rrugë, ose hapni një rrugë, ose hiquni, zhdukuni nga rruga..
Mblidhuni me emergjencë të rrëzoni fatkeqësinë nga kurrizi Shqipërisë dhe shqiptarëve, me emrin Edi Rama.
Pastaj, bashkohuni, ndahuni, theruni, se siç thotë populli, pastaj nuk do i duheni gjë as dreqit.

