Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje mbi migracionin pas 12 orësh debate në Bruksel.
“28 Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë rënë dakord me përfundimet e këshillit mbi emigracionin,” bëri me dije presidenti I Këshillit Europian, Donald Tusk me anë të një postimi në Tëitter rreth orësë 5 të mëngjesit.
Sipas marrëveshjes ngritja e kampeve të refugjatëve nga shtetet që do të verifikojnë azilkërkuesit në territorin e tyre, do të bëhet në mënyrë vullnetare. Po ashtu edhe emigrantët kanë të drejtë të propozojnë vendin ku duan të aplikojnë për azil para se të arrijnë në BE.
Unioni pranoi alokimin e 500 milionë eurove nga Fondi i Mirëbesimit i BE-së për Afrikën, një fond ndihme për kontinentin për sfidat e tij në rritje. Ndwrsa kufinjtw e brendshwm tw Unionit do tw forcohen.
Italia, porta hyrëse e mijëra emigrantëve, kryesisht nga Afrika, kërcënoi se do të vendoste veton ndaj përfundimeve të axhendës së grupit nëse nuk merr ndihmën e kwrkuar.
Pas negociatave, kryeministri italian Giuseppe Conte u shpreh se “nga sot Italia nuk është më e vetme”.
GIUSEPPE CONTE
KRYEMINISTER I ITALISE
“Pas këtij samiti evropian, Europa është më përgjegjëse dhe ofron më shumë solidaritte. Sot Italia nuk është më vetëm.”
Ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron me anë të një postimi në tëitter tha se marrëveshja tregoi se “bashkëpunimi evropian” ka mbizotëruar mbi interesat kombëtare.
“Evropa do të duhet të jetojë me presione migratore për një kohë të gjatë. Ne duhet të arrijmë të qëndrojmë në këtë sfidë, ndërsa jemi të vërtetë ndaj vlerave tona”.
Pjesëmarrësit në samit pranuan gjithashtu t’i paguajnë Turqisë një tjetër këst prej 3 miliardë dollarësh në kuadër të marrëveshjes se 2016-ës që lidhet me përpjekjet e Ankarasë për t’i mbajtur emigrantët larg Europës.
Megjithatë pas arritjes sw nmarrwveshjes, kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi se ndarjet e thella mbetën midis vendeve anëtare.
ANGELA MERKEL
KANCELARE E GJERMANISE
“Pas një diskutimi intensiv mbi temën më sfiduese për Bashkimin Evropian, domethënë migracionin, është një sinjal i mirë që kemi rënë dakord për një tekst të prbashkt. Ne ende kemi shumë punë për të bërë për të kapërcyer pikëpamjet e ndryshme.”
Rritja e shqetësimit lidhur me migracionin vjen në një kohë kur Evropa po përballet me një krizë borxhi të vazhdueshme, një rritje në populizmin evropian, luftën tregtare përshkallëzuese me Shtetet e Bashkuara, angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s si dhe negociatat për Brexit.

