Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur në Gjermani për paraqitjen e saj të radhës.
Ajo të dielën do të performojë në eventin e ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022. E teksa ndodhet në Duseldorf për provat e performancës, 33-vjeçarja nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit në Twitter disa fotografi të reja.
Këngëtarja ka pozuar me kaçurrela të gjata dhe voluminoze, duke marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.



Ditën e dielë do të mbahet ndarja e çmimeve MTV Europe Music Awards 2022. Mirëpo duket se këtë natë do ta ‘pushtojnë’ artistet me origjinë shqiptare Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max janë nominmuar për të njëjtin çmim.
Yjet të cilat do të performojnë hitet e tyre janë nominuar për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”. Këngëtarja Bebe Rexha dhe David Guetta me kwngwn “I’m blue”. Kjo është hera e parë në historinë e “MTV” tre artiste me origjinë shqiptare garojnë për të njëjtin çmim.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pavarësisht se është aktive në rrjetet sociale, ajo nuk tregon shumë nga jeta e saj private. Në intervista të dhëna më parë ajo ka treguar se është në një lidhje me Keyan Safyari por këngëtaren nuk e kemi parë shpesh të postojë foto apo video me të dashurin e saj.

