Artan Dauti 48 vjec është qëlluar nga dy persona të armatosur në qytetin e Beratit sapo ka dalë nga makina.
Prej vitesh ai jetonte në Itali dhe prej pak ditësh ishte kthyer për të takuar familjen.
48 vjeçari ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në spital.
Artan Dauti ka qenë shef i SHIK-ut në Berat në vitet 1993- 1996.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa është vendosur në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me shpejtësi.
