Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar destabilizim të vendit nëse kryeministri Edi Rama pengon ngritjen e një komisioni hetimor për takimet e tij me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Rama nuk ka asnjë shans të pengojë të drejtën kushtetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisionin dhe se e ka vendin në burg.

I pyetur për protestën që është caktuar më 3 mars, në të njëjtën ditë kur Apeli d otë dalë me një vendim për vulën e PD-së, Berisha tha se e gjitha është një koincidencë.

Ai u bëri thirrje mediave që të mos e pasqyrojnë më Ramën dhe ta bojkotojnë atë. I pyetur lidhur me videot erotike për të cila ka thënë se i disponon dhe që pasqyrojnë lidhjet e diplomatëve me zyrtaret shqiptare, Berisha nuk dha asnjë detaj. Ai shtoi se këto janë thjesht çështje kolaterale krahasuar me korrupsionin.

Kreu i PD-së tha se Joy Aoko, e cila vdiq pasi u kthye në atdhe, është vrarë, por autoritetet shqiptare po mbulojnë krimin.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version