Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vetëm me një fjalë disa prej figurave politike në vendin ton. I ftuar në emisionin “Why?Not”, Berisha e ka komentuar ish-kryedemokratin Lulzim Bashën si aksident.

Për kryetarin e Partisë së Lirisë, Berisha tha se është trim. Berisha ka komentuar edhe ministren Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku.

Për Spiropalin, Berisha thotë “vetësakrifica”, pasi sipas tij, ajo e sakrifikon veten për një hiç. Ndërsa për ministren Balluku, Berisha thotë “miss hedonia”.

Gazetarja: Nga kampi i opozitës, përshkruaj vetëm me një fjalë zotin Lulzim Basha.

Berisha: Aksident, e thashë.

Gazetarja:  Vetëm një fjalë për Grida Dumën.

Berisha: Po të kishte një emër të dytë, do të quhej Nora e Kelmendit. Me përgjigjen epike dhe jashtëzakonisht të merituar që i dha Edi Ramës në Parlament pasi ai përdori një gjuhë që kurrë nuk mund ta përdorte. Grida i dha përgjigjen më të merituar atij. Pavarësisht se të kërkosh burrëri tek ai që nuk e ka, nuk ka asgjë në kuptimin e integritetit.

Gazetarja:  Vetëm me një fjalë zotin Ilir Meta.

Berisha: Trim, padiskutim.

Gazetarja: Elisa spiropali.

Berisha: Elisa, vetësakrifica. Sakrifikon veten për hiçin.

Gazetarja: Zoti Taulant Balla.

Berisha: E ka Bego, Sharra, i ka mbiemrat e vetë ai. Ia ka vendos vetë mbiemrin vetes ai.

Gazetarja: Kemi zonjën Belinda Balluku.

Berisha: Në variantin më të njerëzishëm, do thoja miss hedonizmin, mos t’i thoja miss bifteku. Në Parlament është tjetër, këtu nuk mund ta përdor emisionin si Parlamentin.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version