Homeland Justice ka reaguar sërish sot, kësaj here fill pas sulmit të kryedemokratit Sali Berisha, i cili u qëllua me grusht në protestën e sotme nga Gert Shehu. Pasditen e sotme kanë nxjerrë edhe njëherë foton e kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim me një shenjë “targeti” në fytyrë, duke e shoqëruar me një shënim.
Sipas tyre, persona që besohet se kanë pasur akses në të gjithë informacionet e shtetit, Gert Shehu figuron në disa baza të Policisë së Shtetit. Madje paralajmërojnë se do të vijojnë që të nxjerrin dosje çdo javë.

“Për shkak të kërkesës popullore: “Gert Shehu” figuron në disa baza të të dhënave të Policisë. Të gjitha lojërat e politikanëve të korruptuar! Ne do të vazhdojmë të publikojmë dosje çdo javë!,”-shkruan Homeland Justice në postimin e tyre në rrjetin “Telegram”.
Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. Edhe Berisha, para Homeland Justice, tha se sipas burimeve të tij, Hoxha ishte i infiltruar në xhami nga Policia Kriminale.