Një vajzë e moshës 13-vjeçare ka rënë nga kati i katërt i një pallati në qytetin e Sarandës.

Korrespondentja e Gazetës Panorama bën me dije se e mitura është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Nga informacionet paraprake 11-vjeçarja ka rënë nga ballkoni në mënyrë aksidentale, pasi ka humbur ekuilibrin.

Rënien e saj rastësisht e ka parë një efektiv policie, banesa e të cilit ishte përballë më atë të 13-vjeçares. Ai ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e ka transportuar vajzën me mjetin e tij në spital.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version