Publikohen detaje tronditëse në lidhje me aktivitetet kriminale të organizatës së drogës  italo-shqiptare, si dhe përfshirjen e dyshuar te ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga mediat Italiane.

Lajmi i arrestimit të Moisi Habilaj ka krijuar një tërmet të vërtetë politik. 39 vjeçari,kushëri i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri u arrestua dje nga policia e Catania.

Ka qenë kreu i policisë kufitare në Vlorë,Dritan Zagani,ai që ne vitin 2015 ka akuzuar publikisht ish-ministrin që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe meret me eksportimin e mariuanës në Ballkan.

Duke qenë i kërcënuar për shkak të deklaratave të bëra  si dhe i akuzuar se po shiste informacione shtetit Italian,Dritan Zagani  kërkoi strehim në Zvicër.

Gjatë kësaj kohe sipas ,medias Italiane,kushërinjtë e ish-ministrit transportonin drogë duke përdorur dhe makinën e tij një audi A8,që kish dalë disa herë nga kufiri grek por jo vetëm.

Tahiri,nga ana e tij,i ka mohuar gjithmonë këto akuza duke sqaruar se makinën ia ka shitur kushërinjve të tij në të zezë,që prej vitit 2013.Por gjatë verifikimeve të detektivëve Italianë,del një tjetër version,në të cilën del emiri i ish-ministrit.

Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, në Sicili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blenin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza.Në Shqiperi kushëriri i ministrit u akuzua por kurre nuk u hetua apo të arrestohej.Ai u fotografua në shoqërinë e kreut të  policisë kufitare të fshatit bregdetar të Dhërmiut.

Hetimet e operacionit “Rosa dei venti” çuan në identifikimin e bashkëpunëtorëve të Habilaj në Itali, siç është italiani Antonino Riela, pika e referimit të Habilaj në Sicili në blerjen e drogës nga Shqipëria.

Sipas medias italiane, në nëntor të 2013 hetuesit italianë kanë monitoruar një takim mes Antonino Riela e vëllait të Moisi Habilaj, Florian Habilaj.

Takimi u bë në lagjen San Giorgio e Riela i kishte dhënë Florian Habilaj 30 mijë euro për një ngarkesë droge të humbur.

Qëllimi ishte rinisja e aktivitetit të trafikimit pas sekuestrimit të rreth 1650 kg marijuanë që u ishte sekuestruar një muaj më parë në tetor të 2013 në brigjet pranë portit të Augusteas në Sicili.

Në një përgjim tjetër nga policia italiane, Moisi Habilaj bisedon me pronarin e një karburanti në komunën Lentini ku i thotë se nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh se policia është e korruptuar,madje ka raste që është vetë kreu i policisë që ndihmon për të ngarkuar thasët me drogë.

Bandës italo-shqiptare iu sekuestruan disa herë ngarkesa droge në Itali si 289 kg marijuanë të kapura nga autoritetet italiane në Palagonia, 900 kg në portin Risposto apo dhe një furgon plot me marijuanë i sekuestruar në qendrën tregtare “Porte di Catania”.

Gjatë  hetimeve janë bërë dhe rregjitrime ku Moisiu flet për kushëririn e tij politikan madje në disa përgjime ai flet edhe për shifra“30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit” – thoshte ai.

Politikani Tahiri, sipas medias italiane, është bërë i njohur edhe për makinën e famshme. Kushëriri, së bashku me një bashkëpunëtor Sabi Çelaj, mbërriti në Sicili në bordin e Audi zyrtarisht ende në pronësi të ministrit.

Ari jeshil i Ballkanit, shkruan media italiane, ishte vënë në dispozicion dhe të mafiozit të njohur Sebastian Sardo, sot bashkëpunëtor me drejtësinë italiane e dikur administrator i drogës për klanin mafioz katanez Capello.

Në një nga përgjimet e policisë italiane lexohet se grupi i shqiptarëve të jetë shprehur “se nëse nisim një ngarkesë për Sardon, mund të sjellim dhe kallashnikovë, le të vriten me njëri-tjetrin, ne nuk na intereson, ata i duan për vete armët.” sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version