Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Devollit pas operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në disa prej lokaleve të qytetit. Në pranga kanë rënë A. P., 32 vjeç, A. B., 56 vjeç, V. B., 29 vjeç, M. K., 54 vjeç, A. K., 34 vjeç, L. R., 55 vjeç, banues në fshatrat Baban, Devoll dhe Bilisht. Të gjithë të arrestuarit u gjetën duke vënë baste sportive në lokale të ndryshme. Mes të arrestuarve është edhe njëri prej pronarëve të lokaleve. Po ashtu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për L.K, 60 vjeç, njërin prej pronarëve të lokaleve ku u kapën të arrestuarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë kësaj faze të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Devoll:

2 lokale që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme, u bllokuan;

6 shtetas që organizonin dhe luanin lojëra fati, u vunë në pranga;

6 celularë, lekë dhe euro që qarkulloheshin nëpërmjet basteve, u sekuestruan.

Në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, goditën 2 raste të tjera të kësaj fushe, për të cilat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

P., 32 vjeç, A. B., 56 vjeç, V. B., 29 vjeç, M. K., 54 vjeç, A. K., 34 vjeç, L. R., 55 vjeç, banues në fshatrat Baban, Devoll dhe Bilisht.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 60 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka vënë lokalin e tij, në dispozicion të këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, si dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytetin e Bilishtit, në lokalet e shtetasve V. B. dhe L. K., konstatuan 6 shtetasit e arrestuar, duke vënë baste sportive përmes celularëve.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 celularë, shuma parash në lekë dhe në euro, që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version