Të venë nën trysninë e politikës por edhe kërkesave në rritje nga shefat, punonjësit e policisë po mbushin data-bazën e informacionit kriminal me të dhëna të reja.
Por ky shtim informacioni ka shkaktuar një problem serioz.
Sistemi MEMEX (Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Kriminal) i cili është shumë i rëndësishëm për uniformat blu është bllokuar si pasojë e mbingarkesës së serverave.
Autoritetet e ministrisë së brendshme janë alarmuar ndërkohë që specialistë të sistemeve teknologjike janë vënë në lëvizje.
Sistemi MEMEX mbart të dhëna sekrete të policisë mbi cdo eksponent kriminal.Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione.
sosnews.al
