Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Bularat në njësinë administrative Dropull në Gjirokastër.
Pak minuta para nisjes së ceremonisë përkujtimore të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke, një 35-vjeçar qëlloi me automatik në ajër.
Për këtë forcat e policisë tentuan të arrestojnë autorin Konstantinos Kacifas, por ky i fundit qëlloi me breshëri drejt makinës së tyre, duke iu rrezikuar jetën.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale, ku është thyer xhami i makinës së policisë.Menjëherë, blutë u vunë në ndjekje të autorit të sulmit, dhe rrethuan zonën. Sapo ka parë policinë, Kacifas qëlloi sërish drejt tyre.
Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se 35 vjeçari ishte i pirë. Kacifas njihet në fshat si një person me probleme mendore. Në zonë po patrullojnë helikopterë, dhe dronë për të bërë të mundur kapjen e tij ndërsa në ndihmë të policisë së Gjirokastrës shkuan edhe forcat RENEA.

