Mihaill Karaxhanov, 28 vjeç, dhe Aleksandros Doan, 46 vjeç, banues të dy në Sofje janë arrestuar mëngjesin e së dielës në qytetin e Sarandës pasi u kapën duke vjedhur bankomatin e një banke të nivelit të dytë.
Ngjarja është shënuar rreth orës 6 të mëngjesit, kur uniformat blu janë njoftuar nga shërbimet e monitorimit të bankës për tentativën e ndërhyrjes në bankomat me forcë në lagjen numër 4 në afërsi të portit, të qytetit bregdetar.
Policia pas këtij sinjalizimi ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë reagimit në kohë ka bërë kapjen në flagrancë të dy shtetasëve që po tentonin me një trapan dhe disa vegla të ndërhynin tek bankomati për të vjedhur vlerat monetare.
Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penle ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 e 25 të Kodit Penal.
sosnews

