Një 20-vjeçar ka humbur jetën në një minierë në Bulqizë.
Viktima është Eduard Dama, i cili është zënë nga një masiv gurësh, teksa punonte në zonën D.
I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pak kohë më parë emisioni investigativ italian “le Iene” bëri një reportazh në këtë zonë, ku ndër të tjera tregonte edhe kushtet e varfra të këtij qyteti, si edhe fëmijët e vegjël që grumbullonin krom.//sosnews.al
