Një telefonatë e ardhur në Policinë Bulqizës,bën të ditur se një person i pa identifikuar po  tenton  të vjedhë një banesë, duke ushtruar dhe dhunë ndaj kryefamiljarëve.

Policia është organizuar duke shkuar në vendin e ngjarjes në fshatin Viçisht, njësia Administarive Gjoricë-Bulqizë.

Personi ende i pa identifikuar ka hyrë në banesën e I.Xh, 74 vjeç, ku ka ushtruar dhunë duke përdorur  sende të forta, ndaj tij dhe bashkëshortes së tij N.Xh,70 vjeçe,  ku mendohet se ka vjedhur një aparat celular.

I.Xh, për tu mbrojtur ka qëluar me armë (të cilën e kishte pa leje) në drejtim të autorit por pa  pasoja.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij,I.Xh, ka marrë disa dëmtime në trup dhe ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version