Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Burrel.
Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të qytetit kur persona të paidentifikuar qëlluan në drejtim të një personi i cili mësohet se mbeti i plagosur. Ai u dërgua në spitalin rajonal dhe është në gjendje të rëndë.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet ndërsa ende nuk dihet asgjë për atentatorët. /sosnews

