Policia e Burrelit zbardhi ngjarjen e një nate më parë ku mbeti i plagosur një person. Sipas uniformave blu 2 të rinj u arrestuan ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre policia gjeti dhe hashash kapsolla detonatori dhe fitil përcjellës.Konflikti mes dy grupeve ndodhi në lagjen Partizani  ndërsa në sherr e sipër u përdorën dhe armë të cilat lanë të plagosur Aldo (Akil) Dedja, 33 vjeç, banues në Burrel (i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën).

Në vendngjarje policia sekuestroi 7 gëzhoja pistolete ndërsa i plagosuri u arrestua nga policia pasi nuk pranoi të kallëzojë krimin.Gjithashtu në pranga ra dhe Astrit Suçi, 54 vjeç, banues në Burrel.

Droga e gjetur në banesën e Astrit Suçit

Arrestimi i tij u bë pasi,  gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë Mat, në një ambjent në pronësi të tij është gjetur një sasi prej 140 gramë lëndë bimore e dyshuar canabis sattiva, 1 kapsollë detonatore dhe 100 cm fitil zjarr përcjellës./sosnews

Vendngjarja, Burrel
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version