Në kuadër të ‘Javës së Sigurisë Rrugore’, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Haki Çako si dhe Drejtori i ARRSH-së,Afrim Qendro,bënë me dije masat e ndërmarra nga policia.
Gjatë fjalës së mbajtur Çako tha se Forca e ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj në bashkëpunim me partnerët tanë. Që do të thotë luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale dhe sidomos organizatave të strukturuara kriminale.
Ndërsa kreu i ARRSH tha se ka disa vite që është investuar në sinjalistikën rrugore dhe është bërë një projekt i veçantë për pikat e zeza, pra, nivelin më të lartë të aksidenteve, dhe ky projekt i është dhënë kompanive të mirëmbajtjes.//sosnews.al
