Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka respektuar vendimin e KAS për regjstrimin e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt. Por ky vendim u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë së Lirisë Altin Kaziaj, i cili tha se vendimi i KAS do të ankimohet dhe duhet pritur vendimi i Kolegjit. Por kërkesa nuk u pranua nga Komisioneri Shtetëror.
“Ky vendim i KAS ngelet thjesht dhe vetëm teknikisht për tu zbatuar nga komisioneri Shtetëror. Është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për çështje të tilla. Për sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD-së, ngelet vetëm zbatimi i këtij vendimi. Vendos regjistrimin e PD-së me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së për zgjedhjet e 14 majit”, tha Celibashi.