Është miratuar nga konferenca e kryetarëve kërkesa e opozitës për mocioni me debat për McGonigal, në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla njoftoi se në Konferencën e Kryetarëve është miratuar që të zhvillohet mocioni. Kërkesa e opozitës u pranua tha Balla sepse deputetët e PD tërhoqën kërkesën që mbante firmën edhe të Sali Berishës.
‘Përshëndes deputetët kërkues që e kanë mirëkuptuar kushtin tonë të vetëm që nëse është firma e Berishës nuk pranohet. Fakti që e kanë tërhequr tregon që kanë reflektuar me kushtin. Mocioni me debat do zhvillohet, mbetet të përcaktojmë në ditët në vijim me kryetarët e grupeve si e përcakton rregullorja e kuvendit. Se kishte dhe një element qesharak që thoshte të zhvillohet pa limit mocioni me debat pra të nisë në shkurt e të përfundojë në dhjetor. Konferenca e kryetarëve do përcaktojë kohën saktë e kur. Po e solle pa firmën e Berishës kërkesa miratohet dhe u miratua, tani mbetet të përcaktojmë sa i gjatë do jetë debati. Propozova 12 orë debat, që mundëson që cdo deputet.’-tha Balla.

