Policia e Elbasanit, ka arrestuar në flagrancë të riun që i vuri flakën me benzinë dritares së zyrës së informacionit të Komisariatit të qytetit.

Ndaj të riut është ngritur një akuzë, ajo e “Shkatërrimit të pronës me zjarr”. Ai pritet te dale brenda tre ditesh para gjykates se Elbasanit, ku do te njihet me vleresimin e mases se arrestit.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se si pasojë e përhapjes së flakëve janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Burime bëjnë me dije se autori është një 32-vjeçar i identifikuar si Aurel Latifi, një shtetas i sapo kthyer nga emigracioni në Francë. Autori me origjinë nga fshati Mollas, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, tha policia ditën e ngjarjes.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/12/zjarri_komisariati.mp4

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 32, vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi mbrëmjen e djeshme, në dritaren e zyrës së informacionit të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka hedhur një sasi lënde djegëse (benzinë) dhe më pas i ka vënë flakën. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version