Kur e gjithë bota është solidarizuar me fatkeqësinë që ka ndodhur në Turqi me tërmetin, ku parashikohet të ketë mbi 10 mijë viktima, revista franceze “Charlie Hebdo” ka vendosur të tallet. Në rrjetet e saj sociale, ka botuar një karikaturë që ka shkaktuar një “lumë” reagimesh. Në karikaturën e publikuar në revistë, mbi ndërtesat e rrënuara shkruheshin fjalët: Tërmet në Turqi! Nuk ka nevojë as të dërgohen tanke…

Kopertina e Charlie Hebdo
Por karikatura nuk është pritur mirë, pasi komentet kanë qenë jo të mira për revistën dhe botuësit, ku shumë i shkruanin: Ku është humanizmi juaj?
Kjo nuk është hera të parë që revista franceze sulmon vendet me shumicë myslimane, por kjo është hera e parë që tallet me një fatkeqësi të tillë.

