Aplikacioni ‘Aktivist’ nuk mund të shkarkohet në PlayStore. Vetëm dy ditë pasi kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do ndiqet çdo rrugë ligjore për këdo që nxjerr të dhëna nga aplikacioni i aktivistëve, ky i fundit nuk është i aksesueshëm për këdo që kërkon ta shkarkojë.

Ndërsa në App Store, aplikacioni mund të shkarkohet.

Aplikacioni “Aktiv1sti”, i cili u programua dhe ndërtua nga Partia Socialiste për të promovuar punën e qeverisë është shkarkuar në celularët e shumë punonjësve të administratës. Sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të bësh në postimet e ministrave, kryeministrit dhe drejtorive të ndryshme në rrjetet sociale, aq më shumë pikë merr dhe më ‘favorit’ je.

