Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e përditësuara lidhur me situatën e Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit janë kryer 484 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 88 qytetarë, në këto bashki:

39 në Tiranë, 9 në Fier, 7 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Durrës, 3 në Berat, nga 2 në Shkodë, Vau i Dejës, Vlorë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 në Pukë, Krujë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Klos, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë.

Janë 1,513 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Mallakastra 63 vjeç.

Janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,792 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 88
Të shëruar në 24 orë 189
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 484

Testime totale 1,970,376
Raste pozitive 329,890
Raste të shëruara 324,792
Raste Aktive 1,513
Humbje jete 3,585

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  1. Tiranë 700
  2. Shkodër 167
  3. Durrës 134
  4. Elbasan 126
  5. Vlorë 88
  6. Fier 81
  7. Gjirokastër 61
  8. Berat 51
  9. Korçë 44
  10. Dibër 30
  11. Lezhë 29
  12. Kukës 2
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version