Al Nassr mundi 2-1 Abha-n, i cili kishte fituar Kupën e Mbretit të martën. Ishte skuadra mike ajo që kaloi e para në epërsi. Adam ishte ai që shënoi në minutën e 26-të.
Pas pushimit, Cristiano Ronaldo u rikthye te golat, pas një gjuajtjeje të lirë direkte. Ishte minuta e 78-të kur gjithçka u barazpeshua, ndërkohë që Talisca të kthente penalltinë në gol, pasi CR7 i dha topin, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së Rudi Garcias.
Pas minutes së 80-të Abha mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Al Sudani u ndëshkua me kartonin e dytë. Pas kësaj fitoreje Al Nassr shkoi në kuotën e 49 pikëve, një më pak se Al Ittihad që kryeson kampionatin saudit pas 21 javësh.