Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje në rrjetet sociale për të gjithë qytetarët shqiptarë që të bashkëpunojnë me Agjencinë Kundër Narkotikëve, DEA, nëse kanë informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga. Madje dhe kanë vendosur një numër në dispozicion. Për të gjithë “informatorët”, sigurohet që të gjitha të dhënat të mbahen të fshehta.
“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët,”-bëhet me dije në njoftimin zyrtar.
POSTIMI I PLOTË:

️ Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.
️ The U.S. Drug Enforcement Administration announces a new Tip Line for Albania. The DEA encourages anyone with information about drug trafficking or the laundering of drug proceeds to share information with DEA personnel on WhatsApp at: +1 571 502-7846 or by email at: albania_DEA_tipline@state.gov. All information will be kept confidential. The United States is committed to working with Albania to fight drug trafficking and related money laundering for a better future for all Albanians.

