Krahas verifikimeve të strukturave vendore të prefekturave për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, këtë gjë mund ta bëjnë dhe qytetarët. Mësohet se ata vetë mund të verifikojnë dëmet e shkaktuara në banesat e apo bizneset e tyre dhe listën mund ta dorëzojnë në njësitë administrative.
Zonat më të prekura janë Fieri, Vlora, Fushë-Kruja dhe Valiasi në Tiranë.
Të dyja listat do të bashkohen me njëra-tjetrën për të nxjerrë vlerën përfundimtare të dëmeve. Kjo formë për të dëmshpërblyer familjet e përmbytura bëhet për të shmangur abuzimet e grupeve të ekspertëve. Procesi I vlerësimeve në terren të dëmeve pritet të zgjasë disa javë dhe menjëherë më pas do të nis përcaktimi i vlerës se sa do të përfitojë çdo familje.
Ndonëse ende është herët për shifra mendohet se vlera e dëmeve nga përmbytjet shkon në 10 milionë euro, shumë kjo që është marrë përsipër nga qeveria për tu dëmshpërblyer.
