Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pritet të pyetet nga SPAK në lidhje me denoncimet për çështjen e inceneratorëve. Kryemadhi u paraqit në Prokurorinë e Posaccme sot në orën 10:00. Jashtë ambienteve të SPAK, me dosje në duar, Kryemadhi tha për gazetarët” Jam thirrur për Dosjen 225″, por pa e sqaruar më tej.
Çështja për të cilën do të pyetet Kryemadhi është ajo e inceneratorit të Tiranës. Disa ditë më parë, Kryemadhi denoncoi se Tirana nuk ka një incenerator funksional dhe se në Sharrë kryhet vetëm groposje e mbetjeve.

