Koncesionarët që mbledhin paratë e kalimit në Rrugën e Kombin fitojnë para edhe nga kursi i këmbimit valutor. Ardi Nurellari ka publikuar në rrjetet sociale një faturë pasi ka kaluar vetë në Rrugën e Kombit dhe ka paguar 5 euro, tarifën e zakonshme të kalimit. Por edhe pse kursi i euros është 115,04 lekë, ai merr 660 lekë që përkthehet në 5.73 euro, 73 cent më shumë se tarifa e caktuar për kalimin në këtë aks. 

POSTIMI I PLOTE: 

Kursi zyrtar i kembimit kundrejt euros, i Bankes Qendrore te Shqiperise, eshte sot 115.04 Leke per €. Koncensionari i autostrades se kombit e ka kontratën 5€ por merr 660 Leke, qe bejne 5.73€. Pra vjedh 73 cent per çdo kalim.
Habitem qe e frenojne veten dhe vjedhin kaq pak nderkohe qe kemi nje shoqeri e cila nuk revoltohet per zhvatjet dhe padrejtesite qe peson por shqetesohet kryesisht per aventurat Luisit tek Big Brother.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version