Janë deportuar nga Britania 40 shtetas shqiptarë, që kanë mbërritur me charter në Aeroportin e Rinasit rreth orës 11:30.

Mësohet se shumica e tyre kanë punuar në të zezë në Britani, por ka edhe nga ata që rezultojnë të dënuar për vepra të ndryshme penale atje.

Pas procedurave ligjore në komisariatin e Policisë Kufitare të Rinasit, të deportuarit janë pritur nga familjarët e tyre, raporton Neës24.

Ndërkohë një charter tjetër me shqiptarë të depërtuar nga Anglia pritet të mbërrijë në 19 janar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version