Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje një këmbësor gjatë orëve të para të mëngjesit.
Zyrtarisht Policia e Tiranës njoftoi se ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Kamzës përballë me tregun ushqimor rreth orës 04: 41 minuta.
Sipasojë e aksidentit ka humbur jetën në vend këmbësori S.S 53 vjeç.
Policia sqaron më tej se deputeti Aqif Rakipi është dorëzuar në Komisariatin numër 2 I cili ka njoftuar se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej.
Pas formimit të grupi hetimor policia ankohet se pavarësisht se është kërkuar ndërhyrja e Prokurorit të gatshëm, kjo gjë nuk u mundësua pasi prokurori e kishte të fikur celularin.
“Në keto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh” -mbyll deklaratën policia./sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version