Deputeti Saimir Tahiri,paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Kërkesës së prokurorëve për tu paraqitur në gjykatë deputeti Tahiri iu ka përgjigjur pozitivisht.

Kujtojmë së vetë Tahiri pak para disa ditëve i dërgoi një kërkesë krimeve të rënda duke shprehur gadishmërinë e tij për tu paraqitur e pyetur sa më shpejt nga prokuroria.

Gjatë ditës së djeshme oficerët e policisë gjyqësore bënë një kontroll të gjatë në shtëpinë e ish-ministrit tek Kodra e Diellit.

Tahiri ka deklaruar më parë se nuk ka asnjë ore kohë për të humbur duke i kërkuar prokurorisë së Krimeve të Rënda të përshpejtojë procesin për zbardhjen e së vërtetës.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version