Dëshmitë kontradiktore mes ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi dhe pastrueses së saj Rozeta Dobi kanë ngjallur dyshime te prokurorët që po merren me këtë çështje. Kjo pasi në dëshminë e fundit të Dobit situata është ngatërruar edhe është ende e paqartë se kush e ka bërë inskenimin e vjedhjes. Për këtë mësohet se prokurorët do të bëjnë një ballafaqim mes Klosit dhe Dobit për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

“Është e paqartë se kush e ka bërë inskenimin e vjedhjes, ndërsa tashmë do të bëhet dhe një ballafaqim mes Alda Klosit dhe pastrueses Rozeta Dobit”, thanë burimet për “Ora News”.

Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm i mungonte një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme. Dhe vetëm 3 javë më pas, në 7 Janar, kur u arrestua Rozeta Dobi, ajo befas njoftoi se kishte konstatuar se i mungonin mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar që sipas saj I kishte marrë nga xhaxhai i saj, për t’u kujdesur për shtëpinë dhe djalin e tij, ndërkohë që ai ishte për kurim në SHBA.

Xhaxhai i Klosit, një dentist i njohur në kryeqytet, ndërroi jetë pak kohë më pas në Shtetet e Bashkuara. Ngjarja mori përmasa dhe më të mëdha, kur një kontroll i dytë në banesën e Rozeta Dobit, e cila prej vitesh punonte si pastruese në shtëpitë e personave të ndryshëm, zbuloi dhe 404 mijë euro të tjera, të cila dyshohet që po ashtu të jenë të vjedhura. Deri më tani, nuk rezulton që të ketë patur denoncime nga persona të tjerë, për zhdukjen e këtyre parave.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version