Persona të paidentifikuar hodhën mbrëmjen e djeshme sasi tritoli në banesën e Demir Carës. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, pasi sasia e lëndës plasëse u hodh në pjesën e verandës. Banesa është marrë me qira nga Cara, i cili është punëtor ndërtimi në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. Nuk dihet ende nëse ky sulm është bërë për ndonjë konflikt të mëparshëm që Cara ka pasur. Pritet të merret dëshmia e tij për të zbuluar më shumë detaje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version