49-vjeçari Edmond Papa i cili u qëllua në një lokal në Tiranë dhe më pas humbi jetën tek Trauma, mësohet se është pronar i një hoteli.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh dhe se 49-vjeçari kishte precedent në fushën e narkotikëve dhe se më parë ka qenë i dënuar në Greqi për drogë.

Fusha e veprimtarisë së biznesmenit Edmond Papa (Hoxha) që u ekzekutua sot ishte e përqëndruar në zonat bregdetare. Ai ishte pronari i vetëm i hotelit “Blue Sky”, me vendndodhje në portin e Sarandës. Gjithashtu, në të dhënat e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet me dije se Papa ka pasur dhe një biznes që tregonte kafe në zonën e plazhit të Livadhës. Ky biznes rezulton i çregjistruar.

“Neli 98”, një kompani që vepronte në Selenicë të Vlorës ka qenë gjithashtu e administruar nga Papa, por tani është pezulluar si aktivitet.

49-vjeçari ishte në një lokal në zonën e Selitës këtë pasdite, kur u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Edmond Papa ka jetuar në Londër dhe ishte i dënuar për trafik droge në Greqi. Vrasja dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës në kryeqytetin britanik.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version