Zbulohen detaje të tjera lidhur me aksionin “Shqiponja”, i zhvilluar mesditën e sotme, ku në pranga përfundoi shefi i forcave RENEA, Altin Morina. Burime bëjnë me dije se Morina bënte shkëmbim të lëndëve narkotike kundrejt pagesës, gjë që shpjegon edhe shumën e parave që janë gjetur në mjetin e tij luksoz, tip “Audi”.
Nga aksioni i zhvilluar sot, policia gjeti në mjetin e tij 113 mijë euro. Ai u kap në zonën e Kodrës së Diellit bashkë me një person të dyshimtë, por lidhur me këtë të fundit, Policia nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me identitetin e tij. Edhe pse paraprakisht dyshohet se ka lidhje me masakrën e Don Boskos.

