Arkimed Lushaj reperi i njohur brenda pak muajve përfundon sërish në prangat e policisë por kësaj herë jo si një i arrestuar në flagrancë nga një kontroll i rastësishëm, por sipasojë e një hetimi disa mujor ashtu siç pretendon policia e shtetit.
Task Forca Speciale kundër Grupeve Kirminale në Policinë e Tiranës ka hapur procedim ndaj Stresit dhe grupit të tij prej 12 anëtarësh në mes të muajt mars të këtij viti.
Me 13 Prill “Stresi” kreu i grupit muzikor TBA i njohur me emrin e vërtet Arkimed Lushaj u arrestua sëbashku me shokun e tij Kujtim Përshpalajn teksa konsumonte kokainë në lokalin e tij të basteve tek pallati i kompleksit “Halili” rruga “Ali Pashë Gucia” ndërsa tre shokët e tjerë u proceduan në gjendje të lirë.
Akuzat ndaj “Stresit” i cili arriti të dilte nga burgu brenda pka ditëve me vendim gjykate ishin ato të “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në formën e mbajtjes” “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzim krimi”.
Arrestimi në atë kohë u deklarua se kishte ndodhur pas një kontrolli rutinë në lokalin e tij, por ngjarja zbulohet se ka qenë pjesë e një hetimi të organizuar mes policisë dhe prokurorisë.
Mbrëmjen e sotme Policia bëri zyrtarisht të ditur të dhënat se STRESI është arrestuar si anëtar i një bande kriminale që trafikon drogë dhe që dyshohet për krime kundër personit duke u rezervuar në dhënien edetajeve të tjera zyrtare.
Mësohet se Forca Operacionale e Policisë Tiranë e ka patur për disa muaj nën mbikqyrje për të gjithë veprimtarinë e dyshuar kriminale.
Sipas të dhënave “Stresi” është regjistruar në procedimin penal si një prej krerëve të grupit kriminal të trafikimit të drogërave të forta në kryeqytet. Si anëtarë të dyshuar janë evidentuar 12 persona për të cilët siç bëhet me dije nga Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale kanë role të ndryshme kriminale si pjesë e grupit. Ata dyshohet të jenë të përfshirë dhe në veprat e tentativës së vrasjes, kanosjes, e plagosjes.
Stresi u arratis nga komisariati numër 3 gjatë mesnatës së 31 janarit 2015 pasi u ndalua teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur, çështje që u përcoll me shumë bujë mediatike dhe që solli arrestimin e 3 punonjësve policie për shpërdorim detyre si dhe shkarkimin e 8 të tjerëve.
Në nëntor të vitit 2012 “Stresi” u arrestua pasi në qendër të kryeqytetit pas një sherri u kapnga forcat e komisariatit numër 1 me një pistoletë.
/sosnews.al

