Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Laprakë, Tiranë, ku 3 persona u plagosën nga një 40-vjeçar.

Sipas burimeve bëhet me dije se sherri ndodhi në një lokal në Laprakë, ku 40-vjeçari Elton Mergjyshi dyshohet se ka goditur me thikë 64-vjeçarin Viktor Rrapollari, vajzën tij, 40-vjeçaren Roxhersa, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.

Ende nuk janë të qarta motivet e këtij sherri, ndërsa mësohet se autori pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë.

Viktori është në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur zemrën, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version