Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar pasi kish dhunuar gruan e tij.
44-vjeçari,Ç.L., banues në fshatin Mazrek,Tiranë,u arrestua ditën e djeshme pasi dhunoi bashkëshorten e tij A.L., 35 vjeçe, banuese në fshatin Mazrek, Tiranë, së cilës ju plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëherëshme.
Gjatë kontrollit të bërë në banesë policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
- 1 (një) armë zjarri gjysmë automatike
- 73 (shtatëdhjetë e tre) copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm
- 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë fishek model 56, kalibër 7.62 mm
- 2 (dy) krehëra fishekësh.//sosnews.al
