Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se është arrestuar 25-vjeçari me iniciale E.L, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Po ashtu është vënë në pranga dhe një 30-vjeçar me iniciale R.B, i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Njoftimi i Policisë:
DVP Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 25 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në Kullë, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

