Mjeku i familjes, Vladimir Shuli është dhunuar nga dy persona brenda banesës së tij në Gramsh.

Mësohet se mjeku, 60-vjeç, është dërguar nga familjarët, në spitalin e Gramshit. Ai kishte marrë lëndime në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit por vetëm sot është bërë publik. Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar, por sipas bluve “për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.”

Gramsh/Informacion paraprak

Mbrëmjen e datës 30 nëntor, është dërguar nga familjarët, në spitalin e Gramshit, për ndihmë mjekësore, pasi ishte dëmtuar në fytyrë, shtetasi V. Sh., 60 vjeç, me detyrë mjek.

Nga veprimet paraprake hetimore, u konstatua se ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore (hipertension).

Në vijim të hetimeve të thelluara për këtë rast, Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në Prokurori, për ta, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin V. Sh.

Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version