Gazetari Elvis Hila është dhunuar ditën e sotme për shkak të detyrës. Pre e sulmit ka rënë edhe bashkëshortja e tij. Vetë gazetari Hila ka bërë kallëzimin në Polici, në të cilin ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur këtë pasdite dhe se gjithçka lidhet me një lajm që ai ka publikuar për Fran Amerin, një qytetar i shpallur fajtor për veprën penale “Falsikim Dokumentesh”.

Hila thotë se fillimisht është tleefonuar nga dy personat e shpallur në kërkim për ngjarjen në fjalë Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, të cilët i kanë lënë takim. Në momentin që është përballur me ta, gazetari thotë se personat në fjalë kanë nisur ta kërcënojnë dhe t’i kërkojnë llogari për lajmin. Më pas e kanë dhunuar. Mes tyre ka ndërhyrë dhe bashkëshortja e Hilës, të cilën e kanë qëlluar gjithashtu.

Burrë e grua kanë përfunduar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga spitali, gazetari u shpreh se dhuna ndaj tij, nuk do ta pengojë që të vijojë të bëjë raportimin e ngjarjeve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version