Drejtori i filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku, është dhunuar. Çuku është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij. Nuk dihen ende detaje nga rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk bëhen me dije detaje të tjera dhe nuk dihet nëse Çuku ka pasur konflikte personale. Gjithashtu nuk bëhet me dije nëse dhuna lidhet me postin të cilin e mban Çuku.
Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e drejtorit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se kanë qenë dy persona ata që e kanë dhunuar drejtorin Çuku dhe më pas janë larguar me vrap. Drejtori Çuku është dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

